Kryolan është kompani profesionale e cila prodhon makeup e themeluar më shumë se 70 vite më parë. Tradita dhe mënyra se si Kryolan prodhon produktet e saj ka bërë që të arrij majat e suksesit në botën a makeup-it profesional. Kryolan është një kompani e cila është trashëguar në tre breza të familjes së Arnold Langer i cili ishte dhe themeluesi i Kryolan. Kjo do të thot se filozofia dhe koncepti i prodhimit ka mbetur i njejt. Krahas industrializimit dhe rritjes së prodhimit në masë Kryolan ende i qëndron besnike ideologjisë së themeluesit të saj i cili kishte pasion prodhimin e makeup dhe e konsideronte këtë si shkencë në vete. Andaj njëri nga slloganet e Kryolan është
"Makeup is a science"
Tani Kryolan është një kompani prestigjioze e cila mban traditat dhe vizionin e njejt. Të ofroj produktet më kualitative në sferën profesionale të Makeup në mbarë botën dhe vazhdon të rritet. Krahas produkteve Kryolan gjithashtu ofron shkollën për Makeup Artist studentët e të cilës pajisen me certifikime prestigjioze të cilat njihen the pranohen në të gjithë botën.