Kryolan Kosova e njohur më parë si Kryolan Prishtina, është kompania e vetme në Kosovë e cila ka licensën ekskluzive të Kryolan për importimin dhe shitjen e produkteve të Kryolan në tregun e Kosovës. Kryolan Kosova u themelua vite më parë pasi që në tregun Kosovar njihej mungesa e produkteve profesionale për makeup.
Fillimisht Kryolan Prishtina Filloi me importimin dhe shitjen e produkteve të Kryolan. Pas disa viteve punë të vështirë dhe të përkushtuar Kryolan Prishtina fitoi të drejtën ekskluzive për shitjen e produkteve të Kryolan në Kosovë..
Njëkohësisht filluan trajnimet e stafit profesional për të hapur shkollën e makeup në Prishtinë e cila tanimë është e njohur për sukseset e saj. Tani Kryolan Kosova ofron një gamë të gjerë të produkteve të Kryolan si dhe krahas funksionon dhe trajnimi për makeup artist profesional. Kryolan është e vetmja kompani e cila është e akredituar për Grim dhe Parukeri nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.
Regjistrohu tani, çertifikohu si makeup artist ose për parukeri